Silvana Musej nga Kavaja është kuzhiniere profesioniste në Itali. Ajo jeton prej 23 vitesh në Piemonte dhe është zgjedhur të gatuajë për këngëtarët dhe të ftuarit e “Festivalit të Sanremos”, mes shefave më të mirë të kuzhinës italiane. Silvana është po ashtu fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali.

“Për në “Casa Sanremo” u përzgjodha nga Federata italiane e Kuzhinierëve. Ata menduan që të realizonin këtë vit një skuadër vetëm me vajza dhe gra kuzhinere duke zgjedhur më të mirat në Itali. Jam shumë e lumtur sepse eshte një ngjarje e rrallë që na motivon edhe në punën tonë të përditshme” – thotë Silvana Musej në një interviste për Deutsche Welle shqip.

Me tej shefe Silvana tregon se përbërit e preferuar në kuzhinë janë perimet, pasi i kujtojnë kulturën kulinare gjatë kohës kur jetonte në Shqipëri. “Përpiqem të riinterpritoj duke pasur kujtimin e shijes së ushqimeve kur isha femijë”- thotë Silvana.

Festivali i Sanremos zhvillohet nga 1 deri ne 5 shkurt. Ai mbetet eventi më i rëndësishëm i muzikës italiane.

https://www.instagram.com/p/CZeUNBilfyV/