Ngjarje tragjike në Tiranë. Nipi gjen gjyshin e varur dhe gjyshen pa ndjenja, por edhe ajo ndërron jetë në ambulancë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.