Sarandë- Policia e Sarandës ditën e somte ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.
Blutë e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur ndaljen e një krimi të mundshëm në familje, pasi është arrestuar një 34-vjeçar, i cili ka tentuar t’i marrë jetën ish-bashkëshortes.
Policia ka arrestuar në flagrancë me pistoletë pa leje shtetasin Kleo Hysi, i cili rezulton të jetë edhe person me precedentë të mëparshëm penalë.
Kleo Hysi kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, I. J, të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri.
Mësohet se ai kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.