Aksident në aksin Lezhë-Shkodër.
Një mjet tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anë të saj.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti , drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen ” shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.