Një bari ka dëshmuar në lidhje me gjetjen e kufomës së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë pak ditë më parë në Qafë Mollë, Dajt. Ai ishte mbuluar me gurë dhe zhavorr. Si autor kryesor të vrasjes së Hoxhës, policia akuzon shokun e tij Fredi Rrushi si dhe vëllain e këtij të fundit Pajtim Rrushi, si bashkëpunëtor.

Ndërkohë bariu, i cili ka gjetur trupin e pajetë, tha një intervistë për gazetarin Spartak Koka se ka parë korbat që qarkullonin pranë vendit ku u gjet trupi por mendonte se ishte ndonjë kafshë e ngordhur.

“Erdha një ditë këtu, mora rrugën dhe shkova te lapidari atje. Vinte erë e keqe. Pak fare ndiehjej era. Pashë dhe korbat që lëviznin. Thashë ka ngordh naj gjë. Gjallë në botë s’më shkoi mendja se ka njeri“- është shprehur bariu.