Home Lajmi-Fundit Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën! Pas lajmit të bujshëm të ndarjes me...

Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën! Pas lajmit të bujshëm të ndarjes me Shpëtim Saraçin, habit me komentin Mira Konçi

Disa ditë më parë në media u publikua lajmi se dyshja Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer se fundmi në Shqipëri.

Ndërkohë, Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York, pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Por, një “InstaStory”, së fundmi në profilin e Mira Koçit është një “kunj” i gjallë dhe ndërkohë që lajmi është i freskët të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Kujtojmë se Mira dhe Shpëtimi nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” dhe nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund miqësisht apo me konflikte.