Vlorë- Grabitet çifti i bashkëshortëve në Selenicë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Gruaja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grup hetimor që kanë kryer veprimet përkatëse.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.