Gjykata e Korçës vendosi sot masën arrest me burg për 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në rezervuar 26-vjeçari Martin Çeço.
Për 3 të pandehurit Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj rëndon akuza vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Dy kushërinjtë Mollaj nuk e kanë pranuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”.
Mirëpo i arrestuari tjetër, Bleti Angjo, ishte pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, por ai ka thënë vetëm se “vrasësi është Valter Mollaj”.
Nga ana e saj, edhe Prokuroria ka pretenduar në gjyq se Valter Mollaj ka pasur marrëdhënie me vajzën, dhe sipas akuzës, ai pretendohet si ekzekutori i të riut.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta për shkak të një lidhje që 26-vjeçari(viktima)ka pasur me një vajzë. Shkaku i lidhjes paralele që ka pasur vajza mes viktimës dhe njërit prej autorëve ka bërë që ky konflikt i cili nisi me kërcënime të përfundojë në vrasje.