Me vendim të Këshillit të Ministrave zj. Majlinda Peza-Perriu, u emërua prefekte e re e Qarkut të Elbasanit.
Po cila është zj. Majlinda Peza-Perriu?

Prof.as.dr. Majlinda PEZA – PERRIU, profesore në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, është lektore e disiplinës Histori e Ballkanit, Histori e Sotme e Botës, Kërkim shkencor në Histori.

Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Ka mbrojtur doktoraturën me temë: “Lëvizja Politiko – arsimore në trevën e Elbasanit në vitet 1878 – 1914” në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjikut, në departamentin e Historisë.

Në vitin 2016 ka marrë titullin shkencor “Profesore e Asociuar”. Periudha e studimit përfshin historinë e Shqipërisë dhe të trevës së Elbasanit përmes shfrytëzimit të burimeve austro – hungareze, britanike, italiane, osmane të/dhe pabotuara për periudhën fundi i shek. XIX fillimi i Shek.XX dhe veçanërisht për periudhën e pavarësisë së Shqipërisë dhe të Elbasanit.

Prej vitesh ajo ka kontribuar në Fakultetin e Shkencave Humane në përgatitjen e disa brezave të studentëve që kanë përfunduar studimet në këtë fakultet.

Zj. Majlinda Peza-Perriu ka pasur angazhime të vazhdueshme si këshilltare e këshillit bashkiak nën siglën e Partisë Socialiste.