SARANDË- Zyra e noterit Aleko Anagnosti është djegur në Sarandë. Mëngjesin e sotëm biznesi i Anagnostit u gjet i shkrumbuar. Persona te paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës e cila ndodhet në qendër të qytetit. Autorët kanë mundur të futen në zyrë dhe kanë ndjekur dokumentet me vlerë.

Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdher te Prokurorise se Sarandes. Dy dite më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest ne burg” me afat 45 ditë. Nuk dihet nëse Anagnosti ka pasur konflikte në të shkuarën.