Ka nisur seria e tërmeteve në Dibër.

Pas tërmetit 4.5 ballë që ra dje, sot një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihte ka shkaktuar panik dhe frikë në këtë zonë dhe jo vetëm.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.

Sipas ekspertëve, vala po vjen duke u shuar.