Kiara ndau përvojën e saj të blerjes së fustanit në TikTok, ndërsa videoja tërhoqi vëmendjen e pothuajse 1 mln njerëzve.

Për të nisur martesën e tyre me kosto të ulët, Kiara filloi me fustanin e saj që e gjeti në internet për vetëm 47 dollarë.

Kur erdhi puna për uljen e kostove për dasmën, Kiara kujton se kishte dhurata të tilla si lule nga familja e saj.

Çifti gjithashtu arriti të kursente para duke gjetur një vend të lirë në një nga autostradat e Kalifornisë për eventin. Të ftuarit gjithashtu paguanin ushqimin dhe pijet e tyre në hyrje.

Kiara shpjegoi se për të realizuar një martesë të tillë, duhet që njerëzit e afërt të jenë mbështetës. Një nga këshillat e saj më të mëdha është të gjesh një vend që është i lirë dhe njëkohësisht i bukur, në mënyrë që të mos kesh nevojë të shpenzosh para për dekorime. Ajo gjithashtu përmendi se përmes gjithë kësaj, çiftet duhet të kujtojnë qëllimin e tyre kryesor, që është martesa.