I skeduar nga operacioni forca e ligjit si një person i rrezikshëm, Flamur Haka, nuk duhet të lëvizë për 1 vit nga hapësira e fshatit Zezë në Nikël, aty ku edhe banon.

Kërkesa për këtë masë parandaluese me natyrë personale është bërë nga SPAK dhe miratuar nga Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me vendim gjykate, Flamur Haka nuk duhet të lëvizë përtej perimetrit të fshatit Zezë, në njësinë administrative Nikël, për një periudhë 1-vjeçare, shkruan Syri Tv.

Izolimi i të fortit të Niklës në fshatin ku banon është vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK më 29 janar të këtij viti. Sipas vendimit të siguruar nga Euroneës Albania, Spak është vënë në lëvizje pas kërkesës së drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu për këtë masë parandaluese personale të pazakontë, me arsyetimin e garantimit të sigurisë publike.

Flamur Haka është liruar nga burgu në vitin 2015 pasi ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje me dhunë mbetur në tentativë si dhe u skedua nga operacioni forca e ligjit për të justifikuar pasurinë. Sipas vendimit ai mund të lëvizë nga perimetri i fshatit Zezë vetëm për nevoja urgjente kur duhet të paraqitet në spital për probleme shëndetësore pasi të njoftojë Autoritetin Zyrtar Mbikëqyrës që janë strukturat policore të Komisariatit të Policisë Krujë.

Gjatë viteve të fundit Haka është shoqëruar disa herë nga forcat speciale që kanë zhvilluar kontrolle në Nikël por ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Përmes avokatëve Flamur Haka ka ankimuar vendimin e kufizimit të lëvizjes , por ai është lënë në fuqi nga gjykata e posaçme e apelit në muajin prill për shkaqe proceduriale ndërsa edhe gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin në qershor.

Ne baze te vendimit të gjykatës, Flamur Haka mund të lëvizë lirshëm përtej fshatit ku jeton vetëm pas datës 29 janar 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here