Pamje të trishta vijnë nga shtrati i liqenit të HEC Banjë mbi lumin Devoll.

Thatësira dhe shirat e vonuar të vjeshtës kanë bërë që të ulet ndjeshëm niveli i ujit dhe në pjesën fundore të shfaqet ‘shkretëtira’ e tharë.

Fotot flasin për situatën.

HEC Banja lidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike nëpërmjet një Linje Transmisioni 110 kV prej rreth 12 Km që lidh stacionin e HEC Banjë me Nën-Stacionin e Cerrikut.

Hidrocentrali i Banjës, vepra më e madhe energjitike e ndërtuar në vendin tonë që prej vendosjes në punë të Komanit, tre dekada më parë.

I ngritur mbi lumin Devoll, pak më shumë se 60 kilometra në jugindje të Tiranës ka një kapacitet të instaluar prej 73 Megawat dhe parashikohet të prodhojë në vit 174 Gwh energji, e barabartë me 5 përqind të prodhimit aktual vendas, por duket se e ka të pamundur.