TIRANË- Moti për javën e ardhshme pas reshjeve të shumta të shiut pritet të kthehet në “normalitet”. Sipas parashikimit nga SHMU ndryshimet e temperaturave i referohen depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Evropën qendrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.

Java do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Në zonat malore në orët e mesditës dhe ato të pasdites nuk do të mungojnë vranësirat por do të jenë kalimtare.

Gjatë kësaj jave pritet të ketë rritje të temperaturave deri në 36-37 gradë celsius.