Një lloj paraziti e njohur si ‘flutura kineze’ është duke tharë qindra hektarë me shkurren e bushit në Shqipëri. Përllogaritet që tashmë 80% e kësaj shkurreje të jetë tharë në gjithë vendin. Vetëm në bashkinë Librazhd tashmë janë 6500 hektarë të thara krejtëssht.

Flutura konsumon gjethen e shkurres duke mos i dhënë mundësinë të rigjenerohet dhe zhvillohet.

Për specialistët e pyjeve kjo që po ndodh është një nga situatat më të rrishta të biodiversitetit.

Inxhinieri i pyjeve , Bajram Kullolli , specialist në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan e cilëson situatën mjaft kritike pasi larva e cila gjendet në gjethet e Bushit mbetet tepër e rrezikshme.

Tharja totale e shkurres së bushit, jo vetëm që ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë pyjore të Librazhdit dhe të gjithë Shqipërisë , por ka shkatërruar edhe panoramën piktoreske me gjelbërim gjithëvjetor që kishim, Deri në rigjenerimin e plotë të këtyre masiveve të thara do duhen 5-10 vite,shprehet specialisti.

Zhdukja e Fluturës kineze mund të bëhet vetëm nëpërmjet spërkatjes ajrore që është shumë e kushtueshme.

‘Jemi në kontakt për ta sulmuar këtë dëmtues të pyjeve. Edhe luftimi biologjik me specie të tjera sikurse është grerëza aziatike e cila konsumon larvat e kësaj fluture është një lloj forme lufte ndaj këtij insekti shkatërrimtar të shkurres së Bushit.

Në Shqipëri, Bushi rritet pothuajse kudo nga lartësia 300 deri 1200 m duke formuar pyje të thjeshta, në Tropojë,Kukës, Librazhd, Mat, Elbasan , Qafë Shtamë, Llogara etj ose duke u përzier në pyjet e pishës së zezë. Bushi është një shkurre që rritet në toka të thata e të varfra dhe jeton 200-300 vjet.

https://youtu.be/cdK-DJNfzOU?si=_z2Es2zvgXeIQl_P