Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit e rinj politikë në të gjithë qarqet e vendit, gjatë mbledhjes së Kryesisë këtë të mërkurë.

Deputeti demokrat Flamur Noka u ka bërë thirrje drejtuesve politikë të ndërmarrin takime intensive me qytetarët, siç u shpreh ai, për të arritur qëllimin për protesta të pandalshme në të gjithë vendin.

Më herët kreu i kësaj force politike, Sali Berisha paralajmëroi mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës nëse ato nuk do të zhvillohen nga një qeveri teknike.

Lista e drejtuesve politikë të PD-së:

Tiranë – Belind Këlliçi

Durrës -Oerd Bylykbashi

Lezhë – Agron Gjekmarkaj

Shkodër – Luan Baçi

Fier – Gazment Bardhi

Kukës – Flamur Hoxha

Dibër – Xhelal Mziu

Elbasan – Ervin Salianji

Korçë – Ivi Kaso

Berat – Eno Bozdo

Vlorë – Bujar Leskaj

Gjirokastër – Tritan Shehu