Pasditen e sotme është shënuar trafik i rënduar në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, si pasojë e fluksit të udhëtarëve që po lëvizin drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët.

Vargje të gjata automjetesh ndodhen në atë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Për të menaxhuar situatën, Policia Rrugore ka shtuar praninë e efektivëve në terren, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve në rrugë.