Home Lajmi-Fundit Pasi ‘gjyshërit’ bënin vetë s*ks me të miturën 13-vjeçe, e nxirrnin në...

Pasi ‘gjyshërit’ bënin vetë s*ks me të miturën 13-vjeçe, e nxirrnin në Sarandë të bënte prostitutën (Fotot)

Detaje të reja nga skandali seksual me minorene në Sarandë.

Dy burra të moshuar u kapën duke kryer marrdhënie me një minorene 13-vjeç. Por jo vetëm kaq. Pasi kënaqeshin vetë ata e nxirrnin nëpër Sarandë për të ushtruar prostitucion.

Pjesë e skandalit seksual që përfshiu Sarandën, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë ishte dhe bashkëpunëtori i punonjësit e policisë, Stefan Koloi, 62 vjeç.

Koloi bënte rolin e tutorit dhe te dy personat abuzonin seksualisht me vajzën të cilën më pas e përdornin për prostitucion të miturën në Sarandë.


Stefan Kaloi


Petraq Rako

Petraq Rako 63 vjeç, punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit, është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Në bashkëpunim me një tjetër person përshtatën një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të 13-vjeçares.

Ndërsa në cilësinë e provës material janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë, një sasi vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale si edhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Policia ka dhënë informacion në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie,.

Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips dhe S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.