Itali-Ngjarje e rëndë në Itali. Burri i 32-vjeçares Debora Pagano, e gjetur e vdekur brenda shtëpisë në Macchia di Giarre, në provincën e Catania-s, u arrestua me akuzën e vrasjes shkruajnë mediat italiane. Ka qenë bashkëshorti i saj, Leonardo Fresta, 40 vjeç, i cili ka dhënë alarmin për karabinierët, burri me precedentë të rëndë penalë edhe për mafien, kishte qëndruar dy ditë për të vëzhguar trupin e gruas përpara se të lajmëronte 112.
Lajmi u konfirmua. nga avokati, Salvatore La Rosa. Avokati penal theksoi se “autopsia ende nuk ka përfunduar dhe nga ekzaminimi mund të dalin rezultate që mund të rrëzojnë tezën e akuzës”.
“Klienti im e gjeti gruan e tij të vdekur në shtëpi të premten në mbrëmje, por ai telefonoi vetëm dje. Ai ishte i shokuar për dy ditë pa mundur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur dhe as ai nuk mund të shpjegonte pse. Me sa dimë, shtoi avokati, nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë konflikt mes dy bashkëshortëve, të cilët jetonin në një marrëdhënie paqësore”, tha avokati
Avokati konfirmoi se vajza e çiftit nuk ndodhej në shtëpi pasi ishte te gjyshërit e saj në Letojanni.