Angli- Një infermier shqiptar i identifikuar si Ardit Çela, 28-vjeç është dënuar me 8 vite burg pasi përdhunoi një vajzë të dehur teksa flinte.

Pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës së Leeds, Çela rezultoi fajtor dhe për krimin e kryer nuk kishte shfaqur asnjë shenjë pendese duke u shprehur se marrdhënia seksuale e kryer kishte qëne me konsensus të dy palëve.

Viktima e sulmit seksual pas ngjarjes ka qenë në gjendje shoku, duke vuajtur nga pagjumësia, ankthi dhe probleme me shëndetin mendor.