Një aksident rrugor ka ndodhur të dielën në Prishtinë, dhe e përfshirë në të ka qenë edhe stilistja e njohur Lia Stublla.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilistja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Të përshira në aksident kanë qenë 3 makina dhe fatmirësisht asnjë i lënduar.

Nga pamjet e publikuara në Instastory, stilistja ka treguar se sa shumë janë dëmtuar automjetet prej përplasjes dhe ka dhënë gjithashtu disa detaje për aksidentin.

“Faleminderit për interesim ne jemi mirë. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme që nuk ka të lënduar”, ka shkruar ajo.

Lia Stublla është një stiliste shumë e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Ajo ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të skenë si Arbana Osmani apo Dafina Zeqirin.