Me të qara e vajtime, familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasiu, i cili është rrëmbyer, vrarë dhe më pas groposur nga një burrë.
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Fierit ka tronditur opinionin publik shqiptar.
“Ku do të të çojë halla ty o Mato, cohu se po vdes o Mato”, dëgjohet të thojë halla e të ndjerit, ndërsa familjarë të tjerë mezi mbajnë veten nga dëshpërimi që i ka sjellë ndarja e fëmijës nga jeta.
Zbulimi makabër ndodhi sot rreth orës 15:30 kur shtetasja F. V njoftoi e alarmuar policinë se nuk ishte kthyer në banesë djali i saj 8 vjeçar.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe nisën veprimet në terren.
Ata kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullimin dhe administrimin e provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, fqinj me djalin, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës të humbur, i mbuluar me baltë.
Autori u shoqërua në polici ku pranoi se kishte kryer krimin e rëndë.