Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë, ka shpërthyer në flakë.

Paraprakisht, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes.

Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Zefi

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh, pak metra larg policisë.