Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se makina në pronësi të Shaban Dokut, ka marrë flakë teksa ka qenë e parkuar.

Nuk dihen ende shkaqet, megjithatë nga këqyrja paraprake dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.

Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e plota të kësaj ngjarje.