Home Lajmi-Fundit Përgjimet që fundosën shefat dhe policët e arrestuar

Përgjimet që fundosën shefat dhe policët e arrestuar

Dhjetë efektivë policie janë në hetim nga prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, tre prej të cilëve janë arrestuar në kryeqytet dhe një është lënë në arrest shtëpie. Në Korçë janë pezulluar dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë.

Por si u zbuluan dhe për cfarë akuzohen?

Prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm.

Nuk kryheshin kontrolle tek automjetet e dyshuara. Shmangeshin kontrollet në akset ku dyshohej kalimi i trafikantëve. Po i njëjti burim tha se nga përgjimet është mësuar se punonjësit nuk kryenin kontrolle në disa lokale në qytetin e Korçës duke lejuar shkeljen e orës policore.

Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës. Por nuk mbaron këtu.
Pritet që të ketë arrestime të tjera në vazhdim.

Po i njëjti burim theksoi se “është urdhër i drejtorit të përgjithshëm të policisë që të mos ketë asnjë tolerim për cilindo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën”. Hetimet për dosjen janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.

Të pezulluar nga detyra

Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Të arrestuar

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arrest shtëpie

Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.