Identifikohet shqiptari që u plagos sot në mëngjes nga policia greke. Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Athinë. Shqiptari vodhi një “Peugeot 308” dhe tentoi të arratisej por u pikas nga policia me anë të GPS të celularit të zonjës që e kish lënë në mjet. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar. Ai është Klajdi Budo 35 vjeç dhe gjatë tentativës për t’iu arratisur policëve qëlloi me armë zjarri dhe më pas policia iu kundërpërgjigj duke e plagosur.
I riu shqiptar tani ndodhet në spital, ndërsa makina që kishte grabitur iu kthye pronares e cila kishte harruar motorin ndezur.
Shqiptari sapo pa që gruaja u largua nga makina dhe e la atë ndezur, hipi dhe u largua menjëherë. Por fatmirësisht gruaja kishte harruar çantën dhe celularin dhe falë GPS makina është lokalizuar menjëherë.
Ngjarja nisi në një shkollë në Vouliagmeni dhe përfundoi në rrugën Marnis dhe makina u parkua jashtë një shkollë në Vouliagmeni.
Ndërkohë mësohet se 35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për vjedhje dhe drogë.