MALIQ- Vrasje me thika në Maliq.

Mësohet se i vdekur si pasojë e plagëve të marra ka mbetur Nesti Sotiri, ndërsa autori i ngjarjes është Veli Hazisllari.

Të dy u konfliktuan në fshatin Rrëmbec për arsye që ende nuk dihen. Fqinjët patën një konflikt çasti dhe në sherr e sipër nxorrën thikat e qëlluan njëri-tjetrin. Ata u dërguan të dy në spital, por Kusari ndërroi jetë.