Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” Fushë Krujë. Nga informacionet e para mësohet se Klisman D., 17 vjeç u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Mësohet se 18-vjeçari Klisman Dani është qëlluar një herë në qafë.

Ai është paraqitur vetë në ambulancën e Fushë-KrujësMë pas i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka plagë të thella dhe ka patur hemoragji të madhe.

“Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle). Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.