LEZHË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në aksident janë përfshirë dy automjete, një fouristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë tip “Audi”, brenda të cilës kanë mbetur të lënduar 7 persona.
Deri më tani mendohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, e më pas humbja e kontrollit të mjetit që ka shkaktuar më pas edhe aksidentin. Deri më tani, nuk raportohet për humbje jete, por disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.