Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se pranë lagjes Xhenjo janë përplasur dy makina një Benz dhe një Skoda.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i përplasjes.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.