Lezhë- Ndërron jetë një nga drejtuesit e mjeteve që u përplasen te ‘Kryqëzimi i Rrilës’. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:40.
Si pasojë e përplsjes përfunduan në spital shoferët Besnik Çeku, 53 vjeç dhe Ndoc Nikaj, 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe.
Ata u dërguan në Spitalin Rajonal Lezhë, por Ndoc Nikaj nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
https://youtu.be/kXEPmdaY0t8





