Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit me pasojë plagosjne e 4 personave.
Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh fshatin Tren, Devoll, me aksin rrugor Korçë-Kapshticë.
Burime bëjnë me dije se kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar në kanal, mjeti furgon tip “Benz” dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë.
Për pasojë, kanë marrë lëndime të lehta 4 pasagjerë të mjetit tip “Audi”, konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.