Tre mjete janë përplasur në orët e para të mëngjesit në aksin Cerrik-Gramsh.
Në këtë aksident u përfshinë një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Xh., një automjet tip “ Benz” me drejtuese shtetasen K. M., dhe automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. M., pasagjere në automjetin tip “Benz “ e cila ndodhet për mjekim në spitalin e Cerrikut, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





