Nje aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Lushnje.

Një Audi është përplasur me një Benz e kanë përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Gafurr Muço’ në vendin e quajtur ‘Fabrika e Miellit’.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Benz. Ndërsa drejtuesi i Audit me targa të huaja është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për kapjen e tij.

https://youtu.be/nYTRfwF3qlo