Një furgon i mbushur me nxënës ka pësuar aksident dhe për pasojë mësuesja dhe 13 prej tyre kanë përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime bënë me dije se rreth orës 13:40, në Yzberisht, Tiranë janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.