Një tjetër i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal në Itali, vetëm një ditë para Krishtlindjeve. I riu, i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj e që mediat atje e identifikojnë me emrin e pagëzimit, ‘Jimmy’, humbi jetën pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në një kryqëzim në Gioia Tauro. 35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.