Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Karbunarë të Lushnjes.

Mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën personi i i cili po qarkullonte me biçikletë.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.