Një aksident me vdekje ka ndodhur vetem pak minuta me pare prane vendit te njohur si parku i automjeteve në Fier.

Sipas të dhënave, një person që po kalonte me motor, ka goditur një shtetas që po ecte në këmbë anes rrugës.

Kalimtarë të ratsit kan njoftuar policinë e cila ka mbritur menjehëre në vendin e ngjarjes dhe më pas ka ardhur dhe autoambulanca që e ka dërguar në urgjencën e spitalit Rajonmal për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore por pa rezultat.

Policia saktëson se ngjarja ndodhi vendin e quajtur “Rotondo e parkut” rreth orës 19.40 ku shtetasi Shkëlqim Kondi 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e motorrit Shkëlqim Kondi dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.