Është arrestuar personi që përplasi me automjet efektivin e policisë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia ka njoftuar se në pranga është vendosur Ermal Muçolli, 42 vjeç, i cili është identifikuar pas dëshmisë së pronares së makinës me të cilën ai u përfshi në aksident.

Sipas bluve, Muçolli u konfliktua me efektivin për shkak të një gjobe që ky i fundit i kishte vendosur dhe për këtë arsye ai e aksidenti. Efektivi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.