Aksident tragjik në Fier. Motori përplaset me Audin, vdes ne vend drejtuesi i motorrit, rende drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër.
Një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Bardhi Sulaj, 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
https://youtu.be/_szmp2py6kE





