ELBASAN- Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit. Në videon e News24, duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të Partisë Sociliste. Ky i fundit nuk kurseu kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë.

Para nisjes së mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh të Elbasanit që ishin kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3