Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Fushë-Mamurras.
Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në përdorimin e armëve. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur e janë transportuar për në spital.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e Kurbinit e cila ka arrestuar disa persona.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë kallashnikov.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Një grup hetimor po punon për të zbardhur të vërtetën.





