Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Mes të Shkodrës. Mësohet se dy të plagosurit janë vëllezër dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se njëri prej vëllezërve është plagosur me armë zjarri ndërsa vëllai tjetër është goditur me sende të forta. Ndërsa thuhet se edhe autori është identifikuar nga policia.
Forcat policore tashmë janë në vendngjarje dhe po bën verifikimet e duhura lidhur me situatën dhe rrethanat dhe pritet që më vonë të dalin me një njoftim zyrtar.
Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Vijon…