Plagosen tre nxënës brenda gjimnazit në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në ambientet e Shkollës së Ndërtimit.

Si pasojë e konfliktit tre nxënësit kanë pësuar dëmtime fizike.

Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.