Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa i mituri është transportuar në spital me një plagë në këmbë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësisë administrative Gjegjan të Pukës. Deri më tani mendohet se i mituri është plagosur në këmbë nga një adoleshent, 17 vjeç.
Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa i mituri është transportuar me helikopter në spitalin e Tiranës, ku edhe do të mjekohet për një plagë në këmbë. Deri më tani bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka ende detaje të tjera.
Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen. Po ashtu do të mësohet edhe se kush është pronari i armës, të cilën e kishte adoleshenti.





