Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një feste në një bordello në Hamburg të Gjermanisë. Mediat vendase raportojnë se 20 djem që po festonin mbrëmjen e djeshme, përfunduan duke u zënë me njëri-tjetrin. Mes tyre ishte edhe i riu shqiptar, i cili gjatë sherrit mori një goditje me thikë pas shpine dhe mbet i ishtrirë në trotuar. Kanë qenë dëshmitarët okularë në vendngjarje të cilët kanë lajmëruar autoritetet.
Menjëherë pas sherrit, në vendngjarje mbërritën gjashtë makina policie, ndërsa disa nga të rinjtë u larguan me shpejtësi dhe disa të tjerë u fshehën në bordello. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë një goditje edhe në kokë. Jo shumë larg vendit të ngjarje, policët arrestuan pesë persona, përfshirë një rumun që ishte vetëm 21 vjeç.
Dyshohet se i riu rumun ka goditur me thikë shqiptarin. Stafi i mjekësisë ligjore gjeti edhe thikën me të cilën autori qëlloi shqiptarin. Shkaqet e sherrit nuk janë ende të qarta./ 24hamburg.de