Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Selanikë të Greqisë, ku një 44-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga 2 persona.
Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar kur janë futur në lokal ku ndodheshe shqiptari.
Më pas ato e kan goditur 44-vjeçarin në këmbë me mjete prerëse dhe janë larguar.
I plagosuri është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjeksore është larguar.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për dy autorët.