Policia Elbasan ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi sonte në mbrëmje në këtë qytet.

Sipas policisë, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit.