Një 60 vjeçar në Kombinat Tiranës është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore për shkak të një plagosje me armë zjarri në këmbë.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ende nuk janë zbardhur rrethanat e plagosjes së tij. Gazetari i Fax News, Eduard Halili raporton se 60 vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.